Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, ku renditi arsyet pse e donte një mandat të tretë. Me një postim në “Facebook”, Basha shkruan se Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë, duke i kujtuar premtimet që ka bërë para se të vinte në pushtet.
“Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë.Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro.Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.Ekonomia ka ngecur.Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar.Punësimi ka ngecur.Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna.Shëndetësia ka ngecur.Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë.Hyrja në Europë ka ngecur.Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua.Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive.Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.Ik rri me familjen tënde.Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty“, ka shkruar Basha./M.M-dritare.net