Home / Aktualitet / Ich bin ein Berliner!

Ich bin ein Berliner!

Nga Sebastian ZONJA-

Gjyshi im e kujtonte gjithnjë me mall kohën e mbretit Zog. Kur e pyesja, më thoshte: sepse ata që i morën frerët në dorë ishin shkolluar në Itali ose në Vjenë. Dhe i merrte me radhë emrat e shokëve apo të zyrtarëve që kishin studiuar nëpër shkollat gjermane ose italiane.
Nacionalizmi i fillimshekullit të XIX u mbrujt i tillë, shkruan Nathalie Clayer. Pavarësisht problematikave fetare apo krahinore që mban brenda, ai solli në jetë një shtet shqiptar të orientuar kah Perëndimi.
Jo më kot, mbreti Zog, i cili kishte ndejtur për shumë vjet në Austri, nusen, mbretëreshën Geraldinë, e merr fisnike hungareze.
Vendi ynë filloi të lundronte, edhe pse me disa probleme, kah Europës.

Rrathët tanë të interesave kombëtare priten që në krye të herës me Gjermaninë dhe me Washingtonin.
Njohësit e historisë politike të Ballkanit e dinë se në arealin tonë ka pasur kurdoherë një përplasje të pansllavizmit dhe pangjermanizmit.

Me ardhjen e komunizmit raportet ndryshuan. Të lidhur me Bashkimin Sovjetik, në Perëndim dritarja u çel me Francën. Ndaj, që nga ajo kohë, kanë qeverisur zyrtarë të lartë që kishin mbaruar studimet në Moskë, e më vonë në Francë. Linja të këtilla politike na izolojnë ndërkombëtarisht nga aleati ynë i madh, ShBA-të.

Ka ardhur koha që të shohim qartë nga Perëndimi në alenacë me Berlinin dhe Washingtonin.
Ashtu siç e tha me krenari në Berlin presidenti amerikan John F. Kennedy, më qershor të vitit 1963 – “Ich bin ein Berliner” – sot, njëzëri, duhet ta përsërisim të gjithë atë refren.

Check Also

Habit fizikanti i njohur me deklaratën: Në tetor do të takojmë alienët

Shënojeni në axhenden tuaj: “Tetor 2021 do jetë takimi me alienët”. Nuk do të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 1 =