Home / Aktualitet / Ibrahimoviç do të këndojë? Ylli i futbollit pritet të na surprizojë në Sanremo
Swedish striker Zlatan Ibrahimovic poses with the Golden Ball soccer trophy he was given during the annual soccer gala in Stockholm on November 9, 2015. AFP PHOTO / TT NEWS AGENCY / MAJA SUSLIN +++ SWEDEN OUT +++ (Photo credit should read MAJA SUSLIN/AFP via Getty Images)

Ibrahimoviç do të këndojë? Ylli i futbollit pritet të na surprizojë në Sanremo

Festivali Sanremo 2021 do të transmetohet në Rai Uno nga data 2 deri në 6 mars, ndërkohë që akoma po zhvillohen përgatitjet për mbarëvajtjen e tij gjatë kësaj periudhe.

Amadeus konfirmoi në një konferencë shtypi se Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në të pesë mbrëmjet e festivalit të muzikës, pavarësisht nga polemikat dhe kritikat e javëve të fundit.

Mesa duket, surprizat për zhvillimin e Sanremos dhe pjesëmarrësit në këtë festival nuk kanë fund.

Nga mediat italiane bëhet e ditur që pjesë e festivalit do të jenë dhe Zlatan Ibrahimoviç e Mihajloviç, të cilët, siç thuhet, do të këndojnë së bashku.

Ky lajm akoma nuk është bërë zyrtar dhe as është konfirmuar, por mësohet se brenda një kohe shumë të shkurtër do vijë aprovimi për zërat e përhapur.

Nga ana tjetër, tifozët e Bolonjës mund të jenë të sigurt sepse Sinisa do të jetë i pranishëm në skenën e Sanremos vetëm në një mbrëmje, ndërsa kampioni suedez do të jetë mysafir i rregullt për të gjithë festivalin.

Është e ditur tashmë se midis Zlatan Ibrahimoviç e Mihajloviç ka pasur një miqësi të madhe për vite me rradhë./Icona Style

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − twelve =