Home / Aktualitet / I zhdukur që prej datës 3 Gusht, merr fund misteri për vendndodhjen e ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos

I zhdukur që prej datës 3 Gusht, merr fund misteri për vendndodhjen e ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos

Pallati mbretëror spanjoll konfirmon se ish-mbreti Juan Carlos ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas pallatit mbretëror, 82-vjeçari ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe që prej datës 3 gusht, kur ai deklaroi në mënyrë të beftë largimin nga vendi, ndërsa është i përfshirë në një hetim për korrupsion me financat e tij.

Juan Carlos ka mohuar çdo keqbërje dhe madje është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë nëse prokurorët do të kërkojnë ta intervistojnë.

Sipas raportimeve fillestare, ish-monarku kishte udhëtuar drejt Republikës Dominikane, gjë që u hodh poshtë nga media spanjolle, që konfirmoi se ai kishte mbërritur në kryeqytetin e Emirateve. Megjithatë, deri më tani, as pallati mbretëror dhe as qeveria nuk kishin konfirmuar vendndodhjen e tij.

Ish-mbreti thuhet se ka udhëtuar disa herë drejt Emirateve që prej abdikimit të tij në 2014 dhe ka lidhje të ngushta me një sërë figurash kyçe në vend, përfshi edhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Zayed al Nahyan./EN

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =