Home / Aktualitet / I vjedh telefonin një vajze, policia habitet nga ajo që gjen në banesën e 28-vjeçarit

I vjedh telefonin një vajze, policia habitet nga ajo që gjen në banesën e 28-vjeçarit

Një 28- vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi i ka marrë me dhunë aparatin celular një shtetaseje,

Mbi shtetasin M.H., rëndon edhe një tjetër akuzë vjedhjeje e meparshmë nga ku rezulton se ka qënë i shpallur në kërkim për po të njëjtën vepër penale ” Vjedhje”

Gjatë kontrrollit të ushtruar nga policia, i akuzuari i cili banonte në lagjen ”Çlirim” Berat i është gjetur edhe nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar heroinë

Në datën 27 tetor 2020, 28-vjeçari i ka marrë nje tjetër shtetaseje portofolin me nje sasi të konsiderueshme  parash dhe dokumenta personale.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit GJyqësor Berat për veprime të mëteshme.

Njoftimi i plotë:

I vodhi me dhunë aparatin celular një shtetaseje, arrestohet 28-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

– M. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Ky shtetas, në datën 7 nëntor 2020, dyshohet i ka marrë me dhunë aparatin celular një shtetaseje. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 27 tetor 2020 i ka marrë një tjetër shtetaseje, portofolin me një sasi parash dhe dokumentet personale.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit M.H., iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

Check Also

“Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes” Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − three =