Home / Kronike / I vihet tritol shtëpisë së 17 vjeçares së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë, autori …

I vihet tritol shtëpisë së 17 vjeçares së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë, autori …

Një sasi lënde plasëse është vendosur mesnatën e kaluar pranë një banese në periferi të Fushë-Krujës.

Ka qenë zonja e shtëpisë ajo që ka diktuar rastin duke njoftuar policinë.

Fatmirësisht pakoja nuk ka shpërthyer, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vajzën 17 vjeçare nga Fushë-Kruja e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga disa persona tashmë të arrestuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa janë shoqëruar familjarët e 17-vjeçares për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =