Plaurent Dervishaj, njeriu që është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK për ekzekutimin e Klodian Saliut në 26 shkurt 2005, mësohet se është arrestuar në Dubai.
Ndalimi i Dervishaj dyshohet se është kryer nga policia e Dubait, pas kërkesës së prokurorisë së Posaçme SPAK, për arrestimin dhe ekstradimin e tij në Shqipëri.
Dervishaj u shpall në datën 8 dhjetor në kërkim ndërkombëtar bashkë me Lul Berishën pasi nuk u kapën dot gjatë operacionit ‘’Asgjë nuk harrohet’’ nga Policia.
Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.
Tashmë në kërkim nga gjithë të arrestuarit mbetet vetëm Lulzim Berisha.