Home / Aktualitet / I shpëtoi goja, apo?! Riatdhesimi i të miturve nga Siria, ministri Sandër Lleshaj bën gafën nga Libani: Erdha për humanizëm, se kam detyrim ligjor

I shpëtoi goja, apo?! Riatdhesimi i të miturve nga Siria, ministri Sandër Lleshaj bën gafën nga Libani: Erdha për humanizëm, se kam detyrim ligjor

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin në Shqipëri të grave dhe fëmijëve që kanë mbetur në kampin e Al-Holit.

I pranishëm në emisionin “Open” ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili e akuzoi ministrin se për më shumë se një vit nuk kishin bërë asgjë për t’i rikthyer në Shqipëri.

Akuzat e Shehajt kanë nervozuar ministrin, i cili u shpreh hapur se nuk e kishte për detyrim ligjor kthimin e të miturve në Shqipëri.

Unë erdha për humanizëm këtu, nuk e kam fare për detyrim ligjor,”-tha Lleshaj, megjithatë e kapi në kohë “gafën” duke shtuar se përveçse detyrim human, kishte shkuar në Liban edhe si ministër i Brendshëm.

SHERRI NË STUDIO:

Lleshaj: Çdo diskutim politik çdo tentativë është tendencë për t’i dhënë nuancë toksike. Mundohu të jesh më relaist dhe jo kaq cinik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shehaj: E keni detyrim ligjor, kjo është arsyeja, shteti shqiptar e ka për detyrë t’i sjellë këtu, është skandal.

Lleshaj: Kam ardhur për arsye humanitare kam ardhur këtu.

Shehaj: Ju s’po bëni asnjë nder, e keni për detyrë të shkoni.

Lleshaj: Nuk më intimidon mua unë kam ardhur këtu se e ndjej përgjegjësi. Aty janë 70 mijë veta nga vende të botës dhe shumë vende të zhvilluara që se kanë bërë që t’i kthejnë. Është për të ardhur keq, unë e kam pritur Alvin Berishën e kemi dorëzuar në ambasadën e italisë. Nuk kam ardhur për të marrë kredite, s’ kam bërë asnjë njoftim publik. S’kam ardhur Për zhurmë e show. Po bëj maksimumin, se di se si do të jetë rezultati. Thjesht di që po bëjmë maksimumin, se ku do të shkojmë një zot e di.

(k.m/dosja.al)

Check Also

Vetëm 1 nga 10 të sëmurë kronikë vaksinohen, mjekët në Shkodër alarm për situatën epidemiologjike

AURORA SHPATAJ/ Në shumë qendra shëndetësore kanë mbaruar vaksinat e gripit sezonal dhe s’dihet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =