Kontratat janë bërë për tu lexuar , pasi në të kundërt secili prej nesh mund ta pësojë shumë keq. E nga ata që lidhin kontrata, padyshim që futbollistët mbajnë vendet e para, dhe për këtë jo në pak raste mbajnë edhe menaxherë, pasi vetë nuk kanë njohuri të mira në aspektin ligjor.
Vite më parë ishte ndryshe dhe lojtarët shkonin dhe firmosnin vetë, sikurse bënte Giuseppe Reina. Sulmuesi gjerman vendosi një klauzolë mjaft të çuditshme në kontratën e tij.
Kjo ndodhi kur u transferua tek Arminia Bielefeld në vitin 1996 nga SG Ëattenscheid 09. Reina i vuri kusht klubit që për çdo vit të kontratës së tij t’i ndërtonte një shtëpi.
Arminia pranoi dhe shfrytëzoi faktin që në kontratë nuk ishte e përcaktuar se çfarë shtëpie do t’i ndërtohej. Klubi gjerman ia hodhi, duke i dhuruar atij shtëpi lodre (LEGO HOUSE) për çdo sezon.
Tre vite tek Arminia dhe me siguri Reina më pas është kujdesur më shumë për klauzolat. Kuriozitet i madh se çfarë ka bërë më pas me shtëpitë LEGO që mori nga klubi gjerman.