Home / Aktualitet / I riu shkon i plagosur në spital, dalin detajet

I riu shkon i plagosur në spital, dalin detajet

Një i ri ka përfunduar i plagosur në spital duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Këta të fundit kanë njoftuar policinë e cila ka zbërthyer ngjarjen e ndodhur.

Mësohet se në fshatin Hormovë, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe të dy kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej tyre është kapur nga policia dhe është shoqëruar në spital po ashtu.

Tepelenë / Informacion Paraprak

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë eshtë bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =