Home / Aktualitet / I riu nga Durrësi u hodh nga Sanatoriumi, gazetari Hoxha hedh akuza të forta

I riu nga Durrësi u hodh nga Sanatoriumi, gazetari Hoxha hedh akuza të forta

Gazetari invetigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, kur është shprehur se celulari i 29 vjeçarit Xhino Koça, viktima e parë që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, është hapur brenda Sanatoriumit.

Ai tha se Xhino Koça kishte shkruar një mesazh në celular por nuk ja kishte dërguar atë askujt. Celulari më pas sipas gazetarit, i është marrë nga spitali. Hoxha tha se kur i riu u hodh nga spitali dhe familja kërkoi kartelat e mjekimit, në media rrodhi dhe mesazhi se ai kishte shkruar për vetëvrasjen.

I bindur, Artan Hoxha tha se celulari i viktimës Xhino Koça nuk është hapur nga Policia, ndaj gazetari ngriti pyetjen: Kush ia dha mesazhin medias?

Deklarata e Artan Hoxhës:

Çfarë ka ndodhur me vdekjen e Xhino Koçës mesnatën e 13 gushtit. Për të shfryrë atë që ndodhi, se ky ishte një djalë i ri, kishte folur me vëllain, me familjen, në mesnatë. Ky ka qenë ndër të sëmurët që ka pasur celular.

Çfarë ka ndodhur me këtë djalë? I kanë marrë telefonin. Në celularin e tij është gjetur një tekst, i ka shkruar po nuk ia ka dërguar askujt. As nënës as vëllait, as babait. Ky tekst nuk i është dërguar askujt.

Kush ja dha medias? Kush ja dha medias? Si e mori vesh media? Unë e kam në telefon, nuk ia dëgoj askujt.

Menjëherë sapo ka ndodhur vetëvrasja është lajmëruar Policia, dhe sendi i parë që është sekuestruar celulari. Atëherë kush e hapi celularin? Eshtë hapur celulari dhe i është shpërndarë medias për të justifikuar pse ai u hodh nga ballkoni. Ai nuk ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot familjes së tij nuk i janë dhënë kartelat e mjekimit. Çfarë mjekimesh i janë dhenë djalit të saj.

Pse si tregohet familjes protokolli, ore i kemi dhënë këtë mjekim këtij pacienti, i kemi bërë këto analiza, këto kontrolle. Kur familja del dhe kërkon informacion se çfarë ka ndodhur me djalin, këta i nxjerrin mesazhin, që ai nuk ia kishte dërguar askujt.

Se celulari e theksoj nuk është hapur në Polici. Celulari është hapur te spitali. Kjo është vetëvrasja e parë që ka ndodhur. Dhe u mbyll me atë mesazh që djali nuk ia kishte nisur askujt.

SPAK duhet që bashkë me këto që ka marrë Tirja lart-poshtë, të hetojë dhe këto 5 vetëvrasjet. Të qetësojë shpurtrat e atyre familjarëve që vijnë në redaksitë e televiaoneve dhe të kërkojnë ndihmë.

Mesazhi ne celularin e 29 vjeçarit, sipas gazetarit ai nuk ia ka derguar askujt:

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =