Terroristi që i preu kokën gazetarit të gazetës së “Wall Street’ ka fituar lirine dhe pse ishte denuar me vdekje per krimin monstruoz.
Gjykata e lartë e Pakistanit, ka liruar nga dënimi me vdekje personin islamik të lindur në Britani, për ngjarjen e rëndë të prerjes së kokës të gazetarit Daniel Pearl në 2002. Gjykata hodhi poshtë edhe një ankesë kundër lirimit që kishte bërë familja e gazetarit të vrarë.
Ahmad Saeed Omar Sheikh, u gjend fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit të Wall Street-it në vitin 2002 u dënua me vdekje.
Por një gjykatë e shkallës më të ulët në Pakistan, vitin e kaluar e liroi 47 vjeçarin pakistanez për vrasje dhe ia uli dënimin e tij në një akuzë më të vogël në atë për rrëmbim, e cila rrëzoi dhe dënimin për vdekje duke e urdhëruar që ai të lihet i lirë pasi kishte bërë 20 vite burg.
Por sot Gjykata e Lartë e Pakistanit, e hodhi poshtë këtë akuzë duke e lënë të lirë terroristin pakistanez. Lirimi i pafajësisë ishte gjithashtu objekt i ankesave të veçanta nga qeveria Pakistaneze duke thënë se ky veprim do rrezikonte edhe qytetarët.
“Vendimi i marrë sot është një gjurmë e qartë dhe lirimi i këtyrë vrasësve vë në rrezik gazetarët por edhe qytetarët” ka thënë familja e gazetarit të vrarë në një deklaratë që ka dhënë avokati i tyre Faisa Siddiqi.
“Gjykata Supreme me tre gjyqtarë vendosi dy me një në favor të mbështetjes së pafajësisë të Z. Sheikh dhe urdhëroi atë të lirohet” , tha Z. Siddiqi.
Gazetari i vrarë kishte hetuar lidhjen midis militantëve pakistanezë dhe Richard C Reid, i quajtur “Bomberi i Këpucëve” pasi ai u përpoq të hidhte në erë një fluturim nga Parisi në Miami me eksplozivë të fshehur në këpucët e tij.
Avokatët e familjes së gazetarit të vrarë kanë thënë se Ahmad Saeed Omar Sheikh, ka luajtur një rol vendimtar në rrëmbimin dhe më pas në urdhërimin e vrasjes së djalit të tyre. Familja e Pearl e quajti vendimin e gjykatës së lartë “një zhurmë e drejtësisë” dhe u lut për ndërhyrjen e SHBA në këtë çështje.
Nuk kishte asnjë fjalë se kur do të lirohen pas vendimit të së enjtes.