Home / Aktualitet / I përfolur për lidhjen me princeshën Diana, vdes nga koronavirusi ish presidenti

I përfolur për lidhjen me princeshën Diana, vdes nga koronavirusi ish presidenti

Udhëheqësi, i cili dikur ishte përfolur për një lidhje të mundshme me Princeshën Diana ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare mes hetimeve për pretendimet se ai sulmoi seksualisht një gazetare femër. Ish presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing ka vdekur me koronavirus në moshën 94 vjeç, deklaroi familja e tij.

Lindur në vitin 1926, Z. Giscard d’Estaing shërbeu në ushtrinë e Lirë Franceze që ndihmoi në çlirimin e Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u emërua ministër i financave nga Charles de Gaulle në vetëm 36 vjeç.

Ish-kreu i shtetit në periudhën 1974-81 ishte i njohur më së shumti në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjen e tij të pretenduar me Princeshën Diana. Giscard dha divorcin me pëlqim të ndërsjellë, legalizoi abortin dhe uli moshën e votimit në 18 vjeç nga 21 vjeç.

Ai vdiq gjashtë muaj pasi një gazetare femër nga Gjermania e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj. Familja më pas konfirmoi në një deklaratë se ‘gjëndja shëndetësore e Z. Giscard d’Estaing ishte përkeqësuar dhe ai vdiq si pasojë e Covid-19’, duke shtuar se funerali i tij do të ishte një ngjarje shumë private.

Udhëheqësi i Francës nga 1974 në 1981, Z. Giscard d’Estaing kryesoi një modernizim të shoqërisë Franceze, duke lejuar divorcin me pëlqim të ndërsjellë, legalizimin e abortit dhe uljen e moshës së votimit në 18 vjeç nga 21. Si Eurofil, ai ndihmoi në krijimin e një Europe të vetme së bashku me aleatin e tij, Kancelarin e Gjermanisë Perëndimore Helmut Schmidt.

Ish kreu i shtetit bëri një nga paraqitjet e tij të fundit publike në 30 shtator të vitit të kaluar për varrimin e një ish-presidenti tjetër, Jacques Chirac, i cili kishte qenë kryeministri i tij.

Në maj, Z. Giscard d’Estaing u akuzua për ngacmimin e Ann-Kathrin Stracke, një reportere 37-vjeçare me transmetuesin publik gjerman WDR, pa pëlqimin e saj. Zonja Stracke kishte hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet në raportimin e ankesës për sulm seksual, e cila iu dërgua prokurorëve të Parisit në mars.

Presidenti Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se presidenca e tij kishte transformuar Francën. “Një shërbëtor i shtetit, një politikan i përparimit dhe lirisë, vdekja e tij ka zhytur në zi Francën” tha ai në një deklaratë.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes së Giscard për humbjen e politikanit. “Ngushëllimet e mia për popullin francez, që me vdekjen e Valéry Giscard d’Estaing, humbi një politikan të madh, një President vizionar dhe një luftëtar të palodhur, për një Europë të bashkuar” – shkruan Meta.

Familja e presidentit të ndjerë tha se funerali i tij do të bëhej mes “intimitetit të rreptë”.

Check Also

Dhunoi 15-vjeçarin te liqeni i Tiranës, polici përfundon në…

Në maj të vitit të kaluar, një 15 vjeçar u dhunua nga efektivët e policisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =