Home / Aktualitet / I pari vit i ri që gjermanët do ta festojnë pa… fishekzjarrë!

I pari vit i ri që gjermanët do ta festojnë pa… fishekzjarrë!

Gjermanët, të njohur për festën e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve, për herë të parë do ta festojnë Vitin e Ri shumë më qetësisht, falë një ndalimi të shitjes së fishekzjarrëve, i detyruar nga pandemia.

Nën moton “Drita të ndezura. Viti mbaroi”, banorëve u kërkohet të ndezin dhe fikin dritat e tyre për pesë minuta duke filluar nga mesnata e 31 dhjetorit për të shënuar fillimin e vitit 2021.

2020 ka kërkuar shumë prej nesh. Po ia dalim sepse qëndruam të bashkuar. Dhe kjo është pikërisht ajo që duam t’i tregojmë gjithë botës në ditën e fundit të vitit”, tha kryetarja e bashkisë së Këlnit, Henriette Reker në një deklaratë.

Një deklaratë nga autoriteti i qytetit i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të përmbahen nga hedhja e fishekzjarrëve në prag të Vitit të Ri, një traditë e njohur në të gjithë Gjermaninë.

 

Si pjesë e masave të bllokadës të rënë dakord nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe 16 landet e vendit, do të ketë një ndalim të shitjes së fishekzjarrëve në prag të natës së Vitit të Ri.

Check Also

I dënuar përjetë për vrasjen e Naim Zyberit brenda spitalit, çështja e Arben Grorit kalon në rigjykim

Çështja e rigjykimit të Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =