Home / Aktualitet / I ofruan policit shërbime s*ksuale , qendra e masazheve bie në grackë

I ofruan policit shërbime s*ksuale , qendra e masazheve bie në grackë

Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve F.B., dhe A.G., për shkak se kanë kryer veprën penale”mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Prizren thuhet se prej datës së pavërtetuar e deri me datë 22.11.2019, rreth orës 21:55 min, në Prizren, në lokalin “R…. Massage”, të akuzuarit F.B., e A.G., rekrutojnë, organizojnë, mbajnë dhe kontrollojnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit dhe atë katër të dëmtuara.

“Në atë mënyrë që punësojnë vajza kryesisht të moshave të reja, duke shfrytëzuar gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, pa kontrata pune dhe pa kurrfarë kualifikimi profesional, i angazhojnë kinse për qëllim të ofrimit të shërbimeve të masazhit, të cilave pas ofrimit të pagës dhe përqindjes në shërbim, u ofrojnë edhe banim pa pagesë sipas lokalit ku ushtrohet veprimtaria në fjalë”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë zbatimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit me datë 22.11.2019 rreth orës 21:55 min, agjenti i stimuluar me urdhëresë të Gjykatës, shkon në qendrën “R….. Massage” ku fillimisht në recepcion paguan shumën prej 30 euro për masazhe, dhe më pas punëtorja, e cila pos masazhës në dhomë, i ofron agjentit Policor shërbim s*ksual në këmbim të të hollave prej 50 euro, të cilat të holla ky i fundit i paguan dhe më pas ndërhyn Policia duke e kapur në flagrancë, këso dore kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 234 par. 1 lidhur me nenin 31 të KP-së”.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve u ka shqiptuar: Të akuzuarit F.B., dënim me gjobë në shumën prej 500  euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1  viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019

Të akuzuarit A.G., dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, dhe dënim me burgim  në kohëzgjatje prej 1 viti, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2019, deri me datë 22.12.2019”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, krahas dënimit kryesor, të akuzuarve Gjykata i ‘u ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë:

Konfiskimin e tri  monedhave letre 50 euro (3×50=150), pesë monedha letra 10 euro (5×10=50), tri  monedha letre 5 euro (3×5=15),

Telefon Samsung DUO J4
Telefon Samsung A5

“Të gjitha sendet e konfiskuara si mjete – sende me të cilat është kryer vepra penale.Të akuzuarit janë obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, ashtu që secili veç e veç obligohet të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit”, vijon njoftimi.

Tutje në njoftim thuhet se kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shpërndaje:

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =