Home / Aktualitet / I morën grekut 1.3 milionë euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

I morën grekut 1.3 milionë euro/ 3 fierakëve u konfiskohen apartamentet dhe makina

Policia e Fierit bën të ditur se ka sekuestruar pasuritë e tre fierakëve, dhe bëhet fjalë për 4 apartamente dhe një makinë luksoze.

Sipas burimeve zyrtare këta persona kanë marrë peng një biznesmen grek në shtetin fqinj, duke i marrë familjarëve të tij shumën prej 1 milionë e 300 mijë euro.

NJOFTIMI I PLOTE

Fier

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

  • një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.
  • dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.
  • një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta.

Check Also

Çudirat e motit/ Breshër i pazakontë sa një top ping-pong në Konispol (FOTO)

Ky shi i parë në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 1 =