Home / Sport / I mohuan golin ndaj Serbisë, shpërthen Ronaldo

I mohuan golin ndaj Serbisë, shpërthen Ronaldo

Sulmuesi portugez shënoi golin e fitores në minutat e fundit, por gjyqtari ia anuloi, duke shkaktuar indinjatën e “yllit” portugez

Portugalia dhe Serbia barazuan 2-2, por duket se për Kristiano Ronaldon kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë, nisur nga fakti se në sekondat e fundit të takimit, një gol i rregullt i tij që do t’i jepte fitoren përfaqësueses portugeze u anulua dhe rebelimi i Ronaldos ka arritur nivele ekstreme. Në fakt, ishte një gol i rregullt që u pa më pas edhe nga moviola, por gjyqtarët nuk arritën ta kapin këtë detaj. E thënë ndryshe, një gol “fantazmë” i Kristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi-Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepër që i hoqi dy pikë përfaqësueses luzitane dhe mundësinë për të kryesuar e vetme Grupin A kualifikues. Në “Marakana” të Beogradit, Portugalia kryesoi 0-2 në pjesën e parë me dy gola të futbollistit të Liverpulit, Diogo Jota.

Kundërpërgjigjja e serbëve në pjesën e dytë ishte mbresëlënëse. Vendësit shkurtuan diferencën me Mitroviç e pak më vonë barazuan me Kostiç, por atëherë kur pritej vetëm vërshëllima e trefishtë e kryesorit, Ronaldo merr një top të gjatë nga mesfushë e drejton topin për në portë, por në momentin e fundit ndërhyn një mbrojtës. Në fakt, pamjet e përsëritura tregojnë se topi e kishte kaluar plotësisht vijnë fatale. Nuk përmbahet me protesta Kristiano Ronaldo, i cili ndëshkohet me karton të verdhë nga holandezi Makelie, pasi po i kërkonte llogari anësorit. CR7 u largua i irrituar nga fusha, ku hodhi gjithë zemërim edhe shiritin e kapitenit që mbante në krah. “Të qenit kapiten i kombëtares portugeze është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime.” Kështu nis postimi i Ronaldos pas ndeshjes Serbi-Portugali 2-2, ku në kohën shtesë “yllit” luzitan nuk iu quajt një gol, me topin që u larguar nga një futbollist vendës pasi e kishte kaluar vijën fatale.

Në këtë fazë të kualifikueseve të Botërorit nuk ekziston teknologjia. Për shkak të protestës së ashpër pas këtij momenti, CR7 u ndëshkua me karton të verdhë. Pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit holandez, u duk qartë se Ronaldo ishte u tërbuar nga paaftësia apo papërgjegjshmëria e zyrtarëve të ndeshjes për të dalluar se topi ishte krejtësisht brenda portës. “Jap dhe do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por janë disa momente shumë të vështira për t’u pranuar, sidomos kur ndiejmë që dëmtohet një komb i tërë. Tani të ngrënë kokë dhe të përballojmë si duhet ndeshjen tjetër.

Para Portugali!”, e mbyll mesazhin e tij Kristiano Ronaldo. Ndërkohë, pas ndeshjes midis Portugalisë dhe Serbisë, gjyqtari duket se ka reflektuar dhe këtë e pranojnë ehe drejtuesit e pankinës së skuadrës luzitane. Pas ndeshjes, selektori i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, zbuloi se Makkelie e ftoi atë në kabinën e gjyqtarëve për t’i kërkuar falje. “Gjyqtari na kërkoi falje në kabinë dhe tha se ndihet i turpëruar”, u shpreh Santos. Goli i mohuar ia humbi dy pikë kombëtares iberike, pasi takimi përfundoi baras 2:2.

Check Also

Krijohet Superliga, klubet e mëdha “braktisin” Champions League

Disa prej klubeve më të mëdha europiane të futbollit kanë vendosur të krijojnë një ligë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =