Home / Aktualitet / ‘I mbani mend batanijet lara-lara, çarçafët e zverdhur’, Rama flet për shëndetësinë

‘I mbani mend batanijet lara-lara, çarçafët e zverdhur’, Rama flet për shëndetësinë

Kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë ditës së sotme, të arritjet që sipas tij qeveria që ai drejton ka shënuar në sektorin e Shëndetësisë. Rama është ndalur te gjendja në të cilën kanë qenë spitalet, ndërsa thotë se shumë punë është bërë, dhe shumë punë mbetet që të bëhet në ditët në vijim.

Rama thotë se ai di të shkojë aty ku duhet, por për këtë i duhet vota e shqiptarëve për një mandat të tretë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

E keqja është që e mira nuk ka fund dhe sot është gati e pamundur që të mendosh se si ishte shëndetësia jonë përpara se ne të nisnim punën tonë. Kur un ë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta të këtyrë ditëve, nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me te shara e ironi e thua se kanë përpara një truk kompjuterik, një iluzion optik.

Spitalet me batanije laralara, pa batanije fare për pacientë që vinin përkrahu me batanije nga shpia. Spitale me carcafë të zverdhur që laheshin prej vitesh. Spitale të pa sterilizuar me infeksione të shumtë. 50.000 infeksione.

Edhe në spitalet pak të reja ekspozonin pacientët drejt privatëve. Dysheme të shtruara vende vende si mozaik. Spitale të rrethuar nga tregje dhe tregtarë dhe dyqane e kalimtarë që bërtisnin dhe prishnin hapësirat e gjelbërta të një institucioni publik. Spitale me kangjella pas kallngjelle që ndanin spitalet nga rruga. Spitale ku në oborr shiteshin rroba të brendshme dhe të jashtme, ku shiteshin gjyslyke guçi e versace ku shiteshin zarzavate.

Kush më thotë që s’ishte kjo shëndetësia që kishin deri para disa vitesh. Jo vetëm në periferi po dhe në QSUT në mes të qytetit ka humbje të memories. Ishte kështu dhe madje ishte më shumë se kështu. Ato ishin realiteti i dy dekadave, një film horror dhe për këdo në bluzat e bardha ruante me shpirt integritetin personal dhe profesional.

Kush e harron nga ku është nisur nuk arrin kur aty ku do, thotë një fjalë e mëncur. Cohuni duartrokisni për këto spitale, por mos harroni ku ishim që të na vlerësoni ku jemi dhe unë pari ju them që nuk jemi ende aty ku duam dhe nuk jemi akoma aty ku duhet nëse nuk ndalemi dhe shkojmë përpara me besim pune dhe durim.

E nisëm me armikun e padukshëm dhe po rikthehemi te armiku i padukshëm. Që kur morëm detyrën nuk kemi fjetur asnjë moment gjumë dhe jashtëzakonisht të vështirë transformuese . Ne u futëm në mbrojtje si popull kur ne si njerëzit që na keni besuar drejtimin e punëve të kërij vendi nuk e ndaluam asnjë ditë për tu armatosur sa më mirë ndërkohë që arkimu i padukshëm shtrihej mes nesh.

Këtu është momenti për t’iu thënë mjekëve dhe infermierëve se pavarëisht se nuk i rreshtoj koha pozicioni i atyre, profili i tyre në atë vijë kanë qenë që prej atij momenti të parë në vijën e parë. Shumë faleminderit, shumë respekte shmë mirënjohje. Pa ju do të ishte e pamundur, pa ju jetët e humbura do të ishin shumë më shumë, pa ju mijëra njërëz do të kishin mbetur pa shërbim.

Nga ana tjetër ne kemi bërë gjithcka kemi mundur jo gjithcka kemi dashur, meritoni më shumë dhe jo vetëm respektin e mirënjohjen tonë por të cdo shqiptari. Shqiptari duhet ta ndaj sakrificën tuaj nga sakëlldia dhe neveria. Edhe pse skemi bërë gjithcka që kemi dashur ja kemi dalë që të mos ndiheni vetëm. 3656 kanë përfituar qysh prej ditës së parë të luftës pagën 1000 euro bonus që prej ditës së parë dhe do ta përfitojnë që në ditën e fundit. Bonusi do të vazhdojë për të gjithë ata që do vazhdojnë të punojnë.

Kemi punësuar 464 punonjës në spitale për të përballuar luftën me armikun e padukshëm. Nga ana tjetër gjatë 3 viteve të fundit paga është rritur me 57%. Të gjithë këto sic e dini rishtaz në këtë rrugë, janë punësuar 1250 mjekë dhe infermierë.

Akoma nuk janë aq sa duhen rrogat për ta, por akoma mjekët edhe këtu për të mos harruar nga u nisën si garanci që ne e dimë se ku duhet të shkojmë.

Për hir të vërtetës ne e gjetëm vendim në një moment absurd. Sot ne kemi 1700 të specializuar duke përmbushur kërkesën. Ne i dhamë fund historisë së punësimit të mjekëve sipas partive apo me rryshfet apo me rekomandim komshie. Sot janë 1234 mjekë dhe 3500 mjekë dhe infermirë që janë punësuar nga testimi kombëtar nga portal që është hapur enkas pë rata që kanë merita. Shëndetësia.gov.al.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 4 =