Home / Aktualitet / I kërkuar në Itali për veprën penale “vrasje”, policia greke arreston shqiptarin

I kërkuar në Itali për veprën penale “vrasje”, policia greke arreston shqiptarin

Një shqiptar 42-vjeçar, i cili punonte në ndërtim ka rënë në prangat e policisë greke ditën e djeshme, pas lëshimit të një urdhër arresti nga autoritetet italiane.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është i kërkuar në Itali për veprën penale ‘vrasje’ dhe është arrestuar në Larisa, ku jetonte më gruan greke dhe dy fëmijët.

Mediat e huaja shkruajnë se ai dyshohet se është autor i një ngjarje të ndodhur në Romë në 1998, ku pasi i grabiti orën një shtetasi rumun, vrau një bashkëkombasin e këtij të fundit.

Asokohe ai është larguar menjëherë nga Italia, por në vitin 2001 u dënua në mungesë me 15-vjet heqje lirie.

Pas rënies në pranga, para policisë greke ai ka pranuar krimin, por ka thënë se e ka kryer dënimin në Shqipëri.

Sipas tij, në vitin 2017 është arrestuar në Shqipëri si i kërkuar nga Italia, por pasi ka kryer 7 muaj burg, është liruar pasi vepra penale ishte parashkruar sipas legjislacionit shqiptar.

Në seancën gjyqësore në Gjykatën e Selanikut ishte prezente dhe gruaja e tij shtatzënë dhe avokati, shkruan panorama.

Në fund, prokurori dhe gjykatësi vendosën mbajtjen e tij në burg deri në vendim për ekstradimin ose jo te tij në Itali.

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × one =