Home / Aktualitet / I këputi këmbën të resë në kryeqytet, nuk ka burg për djalin e Erzen Berçanit (Vendimi i gjykatës)

I këputi këmbën të resë në kryeqytet, nuk ka burg për djalin e Erzen Berçanit (Vendimi i gjykatës)

Jehon Breçanin, djali 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23-vjeçare me makinë në Tiranë, ku për pasojë i këputi këmbën, ia ka hedh sërish paq nga drejtësia duke i shpëtuar burgut.

Fillimisht Gjykata e Tiranës më 25 qershor 2021  vendosi të lirojë 19-vjeçarin për aksidentin e rëndë, duke vendosur masën e sigurisë së “Arrestit shtëpiak”

Pas këtij vendimi ka qenë Prokuroria e Tiranës ajo e cila kërkoi më datë 29 qershor, kërkoi që të rikthehet në burg i riu që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa po lëvizte me Mercedes-in luksoz.

Gjykata e Apelit të Tiranës në seancën e ditës së sotme, ka rrëzuar ankimimin e bërë prej prokurorisë dhe ka lënë në fuqi masën e “Arrestit në shtëpi”.

Njoftim për media lidhur me çështje penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Tiranë:

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të

automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen

XH.G.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e

masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal

të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i

Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka

vendosur:

Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me

atë të “arrestit në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur

nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të

Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.

Specialist i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median

Jonida Capo

Check Also

Braimllari: Vrasja e nënkomisarit në Lezhë tregon si e ka katandisur Rilindja Policinë e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, reagon për vrasjen e efektivit të Policisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 1 =