Home / Kronike / I “fluturon” makina në ajër, vdes tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali (DETAJET)

I “fluturon” makina në ajër, vdes tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali (DETAJET)

Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së Hënës.

Sipas mediave të huaja, shoferi i aksidentuar Franko Caushaj u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

22-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal dhe nuk po i drejtohej shtëpisë në Casalpustelengo, por ishte nisur drejt Lodit. Pas disa kilometrash ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën. Makina u ngjit në trotuar dhe më pas u përplas me një pemë disa metra larg shtëpive të zonës.

Zhurma e frikshme e përplasjes bëri që banorët të dilnin nga shtëpitë dhe të lajmëronin menjëherë autoritetet kur panë makinën e shkátërruar. Caushaj kishte pësuar disa trauma të rënda në kokë dhe gjoks.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht ata dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jetë bërë shpejtësia e lartë ose pagjumësia e shoferit.

Franko Caushaj jetonte prej vitesh me familjen në Itali. Ai njihej në zonë pasi punonte në disa prej lokaleve të frekuentuara.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 18 =