Home / Aktualitet / I dolën probleme me pasurinë, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, ajo shpërthen në lot pas senacës

I dolën probleme me pasurinë, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, ajo shpërthen në lot pas senacës

KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Lindita Ziguri, ndonëse u hasën disa pasaktësi me deklarimin e pasurisë së saj.

Pas seancës prokurorja nuk i përmbajti lotët ndërsa për gjyqtaren e apelit Tiranë, Elbana Lluri KPK shtyu vendimin për një moment tjetër pasi do të verifikohet edhe një denoncim publik për këtë subjekt.

Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Për një apartament 68.8 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2008, prokurorja ka shënuar si burime në deklaratën periodike një kredi në vlerën 30 mijë euro dhe një hua në shumën 5000 euro të marra nga daja e saj. Në deklaratën veting, veç dy burimeve ka shënuar edhe vlerën 3000 euro nga kursimet.

Komisioni konstatoi pamundësinë e huadhënësit për të kursyer në vitin 2008 vlerën 5000 euro që i ka dhënë subjektit të rivlerësimit për blerjen e apartamentit.

Prokurorja Ziguri tha në seancë se kishte siguruar dokumentacion dhe prova të reja që vërtetonin se daja i saj kishte punuar 37 vjet në disa firma të ndryshme dhe se bashkëshortja e tij kishte punuar 30 vjet.

Check Also

Senati voton shefin e Pentagonit

Senati amerikan konfirmon Lloyd Austin, duke qenë pro propozimit të presidentit Joe Biden që të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eight =