Home / Aktualitet / I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet 45-vjeçari në Kapshticë

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet 45-vjeçari në Kapshticë

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë 45-vjeçari i cili tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikuar. Shtetasi B. Ç. banues në Tiranë, dyshohet të ketë paraqitur pasaportë të falsifikuar në kufi dhe është i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Check Also

Ngacmoi seksualisht 3 vajza të mitura, e pëson keq nga policia 61-vjeçari nga Gjirokastra

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 61-vjeçar. Ai akuzohet për ngacmim seksual ndaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 11 =