Home / Aktualitet / I dënuar për drogë, kapet “skifteri” që bëri kërdinë në Kavajë

I dënuar për drogë, kapet “skifteri” që bëri kërdinë në Kavajë

Policia e Kavajë ka arrestuar një 46-vjeçar që kryente vjedhje banesash dhe portofolash.

46-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i cili kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.
– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.
-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 11 =