Home / Aktualitet / I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 36 vjeçari nga Elbasani. Pse ishte shpallur në kërkim

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 36 vjeçari nga Elbasani. Pse ishte shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T.(I).K, 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte dënuar me 5 vite burg.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − 5 =