Home / Aktualitet / I dënuar 16 vjet burg për vjedhjen e miliona eurove në Rinas, Aleksandër Murataj “lihet i lirë” për të marrë pjesë në varrimin e babait

I dënuar 16 vjet burg për vjedhjen e miliona eurove në Rinas, Aleksandër Murataj “lihet i lirë” për të marrë pjesë në varrimin e babait

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

aleksander-murataj

Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro. Një ditë më parë, te “Burgjet” është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë në varrimin e të atit, shkruan BW.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

 

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =