Home / Aktualitet / I bëri kërdinë dyqaneve në Tiranë, kapet “skifteri” bashkë me 7 të tjerë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

I bëri kërdinë dyqaneve në Tiranë, kapet “skifteri” bashkë me 7 të tjerë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që menaxhonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një laptop në të cilin kishte të hapur një faqe ëebsite për luajtjen e lojërave të paligjshme të fatit, e përdorur në mënyrë të vazhdueshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 33 vjeç dhe N. D., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Ali Baushi” i kanë vjedhur biçikletën shtetasit N. L. Gjithashtu, këta shtetas, më datë 27.09.2020, në rrugën “5 Maji” i kanë vjedhur biçikletën shtetasit A. L.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit H. B., 45 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., 20 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një qendër tregtare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e vjedhura dhe një palë pinca që i përdorte për të hequr barkodet e veshjeve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. V., 57 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

R. K., 39 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.76 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 8 =