Home / Aktualitet / Hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid në Maqedoninë e Veriut, ja me çfarë kanë të bëjnë

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid në Maqedoninë e Veriut, ja me çfarë kanë të bëjnë

Në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtje nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik, punën e objekteve të gastronomisë dhe administratën publike.

Vendimi i qeverisë parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 përqind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia. Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.

Ndërkohë nuk ka ende marrëveshje mes partive për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje.

Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështjen e opozitës, meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme. VMRO DPMNE-ja opozitare ka thënë se qëndrimin e saj do ta kumtojë pas shqyrtimit të masave dhe nevojës për miratimin e tyre. Ajo, ndërkohë, ka kërkuar shkarkimin e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe zëvendësimin e tij me një komision prej 11 anëtarësh, të përbërë nga ministri i Shëndetësisë, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, infektologë, epidemiologë, imunologë dhe specialistë të sëmundjeve të brendshme.

Maqedonia e Veriu, të martën ka regjistruar 406 raste të reja me koronavirus, katër viktima dhe 280 të shëruar. Numri i rasteve të reja atje është në rritje sikurse në pjesën më të madhe të Evropës.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =