Home / Aktualitet / Humbin jetën 6 persona nga koronavirusi, dyfishohen shifrat e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Humbin jetën 6 persona nga koronavirusi, dyfishohen shifrat e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit ndërsa kanë rezultuar 586 raste të reja nga 2510 testime të kryera.

Po gjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 594 persona duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2510 testime, 594 të shëruar, 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2510 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Check Also

Gjermeni largohet nga PS me duartrokitje, Rama: Faleminderit për leksionin

Kryetari i PS Edi Rama ka njoftuar largimin nga kjo forcë politike të deputetes Eglantina …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =