Home / Aktualitet / Humbi rreth 500′ 000 £ në internet, si ra pre e krimit kibernetik ish-oficerja e forcave speciale

Humbi rreth 500′ 000 £ në internet, si ra pre e krimit kibernetik ish-oficerja e forcave speciale

Një ish-oficere e forcave speciale, është mashtruar nga një grup kriminal në rrjetet e  saj sociale dhe ka humbur më shumë se 360,000£.

Anne ishte në një gjendje të dëshpëruar në momentin kur filloi të komunikonte më Klinton, i cili iu prezantua asaj si mjek i ushtrisë amerkane në Jemen. Klinton po ashtu i tha Anne se ishte i ve dhe se kishte humbur bashkëshorten dhe vajzën në një aksident automobilistik.

Ata folën bashkë gati një vit dhe kishin filluar të ishin tëpër të lidhur me njëri –tjetrin, ai e dëgjontë Anne gjatë gjithë kohës dhe ndante me të historitë e tij. Megjithatë ish-oficerja speciale zbuloi se Klinton gjatë kohës që dukej se ishte mbështetja e saj më e madhe, në të njëjtën kohë po e mashtronte dhe po vidhte paratë e saj.

Anne ka thënë se mesazhi që erdhi prej tij ishte tepër i nevojshëm për të qetësuar shpirtin e saj vetëm pak kohë pasi kishte humbur bashkëshortin, kështu që ajo nuk dyshoi se kishte rënë pre e në rrjeti kriminal në rrjetet sociale.

Sipas një hetimi policor që ka marrë nën kontroll llogarinë e saj bankare rezultojnë të jenë 360,000 £ të humbura por rezultati deri në fund mund të arrijë deri në 500,000 £.

Vetë Anne ka pohuar se një tjetër person i njohur si “G”, duke pretenduar se punonte në një qendër për bamirësi në ndihmë të fëmijëve të varfër i ka kërkuar asaj para, të cilat Anne ja ka dhënë pasi ishte në një moment të vështirë ku kishte humbur gjashtë nipërit e saj.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − eight =