Home / Kulture / Humbësit e ditës

Humbësit e ditës

Enver Robelli

Humbesit e dites: Hizbollahu dhe Huawei. Fitues: Izraeli (dy ambasada ne Jerusalem nga dy shtete qe duan te hyjne ne BE dhe me kete premtim dalin hapur kunder BE-se). Fitues edhe Vuçiqi: edhe nje hap me thelle ne Kosove, dalje ne Adriatikun shqiptar, nderkohe qe Beogradi po punon per nje dalje te re ne det – ne Mal te Zi, miniSchengen per Serbine per te dominuar tregjet ne Kosove dhe Shqiperi. Sa i perket ambasades ne Jerusalem, Serbia ka bere nje dredhi interesante: deri ne vitin tjeter do te kete vetem zyre ekonomike ne Jerusalem, e nese nderkohe humb Donald Trumpi, atehere ne menyre elegante harrohet premtimi per vendosjen e ambasades ne Jerusalem. Kosova symbyllur eshte bere pjese e politikave aventuriere te Trumpit ne Lindjen e Afert. Megjithate, fitues eshte edhe Avdullah Hoti: nje vit nuk do te guxoje te kerkoje pranimin e Kosoves ne organizata nderkombetare. Nderkohe nuk dihet nese Trump ia ka dhuruar kryeministrit te Kosoves nje kalem sic beri me kryetarin serb. Fakti qe marreveshja permban kaq shume pika absurde tregon se pas deshtimit te planeve konkrete per prishjen e kufijve te Kosoves, eshte dashur te shpiket diçka sa per te organizuar nje shou per Trumpin. Po ndodhi e fitoi Joe Biden, do te jete interesante te shihet se si do te arsyetohen politikanet e Prishtines qe ne fakt u bene direkt pjese e fushates se Trumpit kunder Bidenit.

Check Also

Shkrimtari dhe ushtari!

E pyeta Faruk Sehiç, shkrimtarin boshnjak me emër këtë kohë për letërsinë e tij të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =