Home / Aktualitet / Humbën jetën me 21 janar, katër protestuesit shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Humbën jetën me 21 janar, katër protestuesit shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat për të folur për tragjedinë e vrasjes së 4 personave, gjatë protestës së Partisë Socialiste.

Para 10 vitesh humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtajn.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është vendosur që të katërt të shpallen dëshmorë të kombit.

“Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e 21 janarit, dhe në këtë 10 vjhetir qeveria e shq ka vendosur që të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt për dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit.

Njëkohësisht sot është edhe dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10 vjeçar në përpjekje për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe 4 jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.

21 janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të katër dëshmorëve dhe përtej plagës së madhe që hapin shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë. Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe drejtësisë si muri i madh i pa kapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekjen e transformimeve demokratike”,- tha Rama.

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =