Home / Aktualitet / Humb kontrollin e motorit/ 26-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

Humb kontrollin e motorit/ 26-vjeçari bie në kanal dhe humb jetën

Një 26 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Fier, pasi humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe përfundoi në kanal.

Bëhet fjalë për të riun Arbër Buzi. Aksidenti në fshatin Kallm i Vogël, Fier, rezultoi fatal për të. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin e Fierit.

“Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.” njoftoi policia.

Check Also

Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet trondit vendin

Pas tërmetit me magnitutë 6.3 të shkallës Rihter në Greqi, lëkundjet nuk ndalenn. Sipas qendrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − seven =