Home / Aktualitet / Humb jetën tragjikisht një person duke transportuar pllaka mermeri

Humb jetën tragjikisht një person duke transportuar pllaka mermeri

Një 67 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme, pasi i ranë mbi kokë disa pllaka mermeri të cilat po i tranpsortonte.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.Th., 67 vjeç, ndërkohë ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shkjezë të Bushatit.

I ndjeri po i transportonte pllakat në varrezat katolike të fshatit dhe dyshohet se ështe penguar, çka ka sjellë cdekjen tragjike të tij.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës/ Shkodër

Informacion paraprak: Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarje.

Check Also

Skandali i madh me greqishten si gjuhë guide për turistët

Punonjësit e parkut kombëtar të butrintit e kanë materialin në gjuhën greke dhe turistat që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =