Home / Aktualitet / Humb jetën ambasadori italian pas një sulmi me armë

Humb jetën ambasadori italian pas një sulmi me armë

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos është vrarë gjatë një sulmi me armë  në Goma.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme italiane për CNN.

Bëhet me dije se Luca Attanasio fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas vdiq në spital së bashku me një ushtar italian.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije gjithashtu se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Me hidhërim të thellë konfirmohet vdekja, sot në Goma, e Ambasadorit të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio dhe të një ushtari pjesë e autoritetetve të policisë,” tha ministria italiane në një deklaratë për shtyp.

Dyshohet se personat që kanë sulmuar kanë patur për qëllim ta marrin peng karnavin dhe të vrisnin./Opinion.al

Check Also

Shisnin vaksina të rreme kundër COVID, Interpol godet rrjetin kriminal dhe paralajmëron: Çdo vaksinë që…

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinës së falsifikuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + eleven =