Home / Aktualitet / Hugoi dhe femrat…

Hugoi dhe femrat…

Nga-Ladi ÇIPA-

Për një biograf, puna e të cilit është ndoshta krahasimi i një jete dhe një vepre, Victor Hugo përfaqëson një kulm, për të mos thënë padiskutim,kulmi.
Duket gati e pamundur të veçosh
Hugoin historik , me atë poet, Hugoin gjeni dhe atë që duket i pandalshëm, siç nuk e kemi parë ndryshe Viktor Hugoin njeri, qenie që dashuron dhe dashurohet.
Ai shkruan jo pak, por 23500 letra dashurie.
Dikur i thoshte një miku:
“ Shikon, kam përlarë (më falni, Hugoi është shprehur kështu) brunet edhe bjondet ”
Dhe një bashkëkohës shprehej:

“Njeriu ka marrë nga natyra një çelës me të cilin e ngre gruan e tij çdo njëzet e katër orë”

Obsesion i Hugoit për gratë në epokën e vet ishte tema e preferuar e rivalëve të tij. Disa prej tyre pikturuan, skulptuan trupa të dashuruarish me tiparet e Hugoi dhe këta janë disa nga émirat më të mëdha të artit botëror…
Dikush u shpreh:
“Viktori është një budalla që mendon se është Hugoi”

Dhe e dashura e tij, njëra prej tyre Zhulieta, shkurt për Hugoin-Zhuzhu, i shkroi mbi 22500 të tilla….

Viktor Hugoi përveç kësaj korrespondence gjigante ka shkruar mjaft fjalime politike, letërkëmbime
të ndryshme me karakter politik e shoqëror, ka thurrur 153837 vargje, romane, pjese teatrale, e të tjera leterkembime me njerëzit e tij më të afert, më njerëz më të thjesht, që nuk kanë mundur të ruhen dhe arkivohen.., pasi shkruante me kode në gjuhe të tjera dhe pseudonieme të ndryshme.

Letrat e dashurisë të Viktor Hugoi kanë një njostalgji dhe një afrimitet të tillë që mendova disa copëza nga ky letërkëmbim kolosal t’i sjell për ju !
Një pyetje lind vetvetiu për njeriun që krahasohej me Himalajat dhe bënte gratë ti arrinin ato, siç ato vetë deklaronin:
Si është e mundur, kolos në letra, kolos në shtrat!?…
…………………….
Lexim të këndshëm !
:::::::::::::::::::::::::
Dhe tani Zhulieta ime, serviru…
Më merr krahët për t’i shtrënguar, buzët për t’i puthur, vështrimet për t’i ledhatuar, buzëqeshjet e mia për t’i joshur, zërin për t’i thënë përsëri dashurinë tënde dhe më jep fjalët e tua për të thyer heshtjen…

Natën e 17-18 shkurt 1841:
“A të kujtohet, e mira ime ? Nata jonë e parë ishte një natë karnavalesh, nata e Të Martës së madhe, në 1833. Nuk e di në cilin teatër, nuk e di se në çfarë banketi duhej të shkonim të dy dhe të dy munguam. (Ndaloj atë që po shkruaj për të marrë një puthje në buzët e tua të bukura dhe pastaj do të vazhdoj.) Unë nuk e harroj, nuk do t’a harroj, madje as në vdekja, jam i sigurt, nuk do t’a fshijë atë kujtim nga unë. Të gjitha orët e asaj nate po kalojnë nëpër mendjen time tani njëra pas tjetrës si yjet që kalojnë para syve të shpirtit tim. Po, duhej të shkoje në atë mbrëmje dhe nuk shkove, dhe më prite, engjëlli im i varfër që je plot bukuri dhe dashuri. Dhoma tënde e vogël u mbush plot me heshtje të adhurueshme. Jashtë, ne mund të dëgjonim Parisin duke qeshur dhe duke kënduar dhe maskat që kalonin aty me klithma të forta. Atë festë të madhe..,ne e kishim lënë mënjanë dhe fshehur në hijen e festën tonë të ëmbël. Parisi kishte dehjen e rreme, ne kishim atë të vërtetën ”.

Letër nga Victor Hugo për Zhuliet Druet, vjeshtë 1835

“Të dua gjer në vdekje, derisa të të vras. Mos u anko shumë për këtë, shko. Nuk ka asgjë më të mirë apo më të bukur nën diell sesa të të duan kështu…

Më duaj njësoj dhe ditën që do të marrësh gjakun tim, unë do
të puth dorën që do të më ketë goditur. Por jo, asgjë nga ato. Ne do ta duam njeri-tjetrin. Ti do të jesh e lumtur. Po rilexoj letrën tënde, jam në këmbët e tua, jam në parajsë. ”

Kur t’a lexosh këtë letër, engjëlli im, unë nuk do të jem me ty, nuk do të jem atje për të të thënë: mendo për mua!
Dua, që kjo letër të ta thotë.
Do të dëshiroja që në këto letra të shkruara për ty, të mund të gjeje gjithçka që është në sytë e mi, gjithçka që është në buzët e mia, gjithçka që është në zemrën time, gjithçka që k’a në praninë time kur të them: Të dua! – Do të dëshiroja që kjo letër të hynte në mendjen tënde si vështrimi im, si fryma ime, si tingulli i zërit tim për t’i treguar asaj këtë mendim sublim që unë dua: mos harro!

Ti je e dashura ime, Zhulieta ime, gëzimi im, dashuria ime !

Më shkruaj kur nuk jam aty, më fol kur jam atje, më duaj përgjithmonë!

(Është ora dy e mëngjesit, ndërpreva punën time për t’ju shkruar. Do ta rifilloj.) Kjo është për shkak se kisha nevojë të flas me ty, të të shkruaj; puth në ide sytë e tu bukur e të fjetur , për të të thënë lutjen time!
Sepse kisha nevojë të mbështesja mendimet e mia tek imazhi yt dhe sytë tek një copë letër që do të shohësh!

O trishtim! Kalojmë gjysmën e jetës sonë duke pritur ata që duam dhe gjysmën tjetër duke lënë ata që duam.

Fle mire. (Shpresoj të të shoh sa më shpejt, kur të mbaroj për disa orë. Duket si një kohë e gjatë.Çfarë orësh! Do të jetë shumë e shkurtër kur të jem pranë teje.)

Shkruaj letrat dhe fjalimet e tua,
Dashurie, Ndarje, Deklarata.
E shikon , Zhuljeta ime, Zhuzhuja ime, ishin shumë të bukura ato ditë vjeshte të përziera me shi dhe erë në të cilat dilnim. Të mos ankohemi shumë nga ky vit. Ishte një vit i mirë, rrezatues dhe i butë. Mendoj vetëm me trishtim se i kishe këmbët e tua të lagura dhe të ftohta.

Je një krijesë fisnike e dashur dhe besnike. Të dua më shumë sesa mund të t’a them. Do të dëshiroja të të puthja këmbët. Dua të mendosh për mua.

E adhuruara ime, për ne, të plakemi është të përtërihemi; zemrat tona rinovohen dhe fillojnë përsëri. Nën flokët tanë të t’ju kur ne kemi një dashuri Pranverë. Unë të dua ! Ti je engjëlli, ti je gruaja, ti je jeta, ti je shpirti që kam ëndërruar gjithmonë. Zemra ime është e jotja, zemra ime është me ty. Unë të puth dhe të puth, të dua dhe të zotroj, ti je e ardhmja e shpresës sime. Ti je më shumë se lumturia ime, ti je jeta ime, të dua.

Shihemi se shpejti. Të duash do të thotë të jetosh.

Zhuliet(Zhuzhu) Viktor Hugo

Check Also

Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në Ponoshec të Gjakovës. Sipas njoftimit të policisë kosovare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 13 =