Home / Aktualitet / http://arberianews.net/como-cdo-pacient-prekur-nga-covid-eshte-rrezikuar-nga-crregullimet-psikologjike/

http://arberianews.net/como-cdo-pacient-prekur-nga-covid-eshte-rrezikuar-nga-crregullimet-psikologjike/

Shefja e Spitalit Infektiv, profesoresha Najada Çomo thotë se çdo pacient që është i prekur nga Covid është i rrezikuar nga çrregullimet psikologjike.

Duke komentuar rastin e fundit të pacientit 69-vjeçar i cili u hodh sot nga ballkoni i katit të tretë i spitalit Infektiv në “ABC Radar”, mjekja thotë se kjo situatë rëndohet edhe nga fakti se kur hyn në spital i sëmuri, përballet me frikën por edhe me mungesën e kontaktit fizik me familjarët gjatë kohës së shtrimit, edhe pse kontakti përmes telefonatave nuk mungon.

“Për të qene korrekt me ju, gjithmonë mbetet frika për pasojat që sëmundja lë në sistemin nervor. Pa diskutim mund të themi që çdo pacient që është i prekur nga Covid është i rrezikuar nga çrregullimet psikologjike. Pranë infektivit kemi psikologë të atashuar, në krahun tim çdo ditë është në krahun tim psikologu, është pjesë e punës në spitalin infektiv.

Pacientët kur hyjnë në Infektiv kanë frikën e sëmundjes, kanë problematika të tjera siç mund të jetë kontakti i pamundur me familjarët, gjë e cila rëndon psikologjikisht pacientin, edhe pse ne mbajmë kontakte të vazhdueshme me familjarët e çdo pacienti”, sqaroi doktoresha.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =