Home / Kryesore / Hoti: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi në BE plotësisht i koordinuar me SHBA-në

Hoti: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi në BE plotësisht i koordinuar me SHBA-në

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti iu është përgjigjur kritikave që ka bërë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë, që ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke u zhvilluar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë vizitës sot në Forcën e Sigurisë së Kosovës së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn tha se fjalën e fundit për masat duhet ta japin profesionistët shëndetësorë.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se sipas tij, pa mbështetjen ndërkombëtare Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë.
Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se vazhdon koordinimi me SHBA-të rreth dialogut me Serbinë.
Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Nga 30 korriku të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia duhet të vetë-izolohen për 7 ditë në banesat e tyre.

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 15 =