Dashi
E dini mirë se si duhet të veproni dhe sot nuk do të hezitoni për ta bërë. Vetëbesimi është një ndër vlerat më të çmuara që keni dhe kjo ju bën të suksesshëm thuajse në çdo sfidë që merrni përsipër.
Demi
Nëse jeni i dashuruar tani mund të vijnë përgjigjet e para. Sa i përket punës, një lajm i mirë duket se ju pret te dera.
Binjakët
Takimet e reja janë të preferuara, madje disa mund të jenë interesante. Shfrytëzojeni këtë moment! Në frontin e biznesit, përpiquni të jeni diplomatik dhe mos u stresoni shumë.
Gaforrja
Periudhës stresuese që keni kaluar këto kohë po i vjen fundi. Sigurisht jeni lodhur, nga ana tjetër përfitimet financiare nuk janë të këqija. Ndaj gëzohuni, çlodhuni dhe dilni argëtohuni.
Luani
Përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe të matur në dashuri. Në frontin e punës, ju ende keni disa vështirësi. Mos u lodhni shumë, një lajm i mirë është rrugës.
Virgjëresha
Do të ndiheni të relaksuar sot, mbi të gjitha për çështje të zemrës. Ndonëse në punë ju kërkohet që të jeni të angazhuar gjatë gjithë kohës, duhet t’i jepni vetes mundësinë për t’u ndjerë të plotësuar edhe emocionalisht.
Peshorja
Mos u ankoni shumë, ruani qetësinë në dashuri. Në frontin e punës, ju jeni duke u rritur.
Akrepi
Ndonjëherë nxitoni nëpër situata pa e menduar më parë se mund t’ju kushtojë ky veprim. Megjithatë kohët e fundit duket se pasojat e një sjelljeje të tillë ju kanë bërë disi më të kujdesshëm dhe kjo është padyshim diçka e mirë.
Shigjetari
Me ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve dhe Peshqve ka probleme të vogla dhe keni diçka për të sqaruar. Sa i përket punës, kjo është një ditë pozitive. Disa projekte tepër komplekse nuk do të fillojnë menjëherë.
Bricjapi
Lajm i mirë për ndjenjat: të Shtunën dhe të Dielën do të jetë e mundur të bëni takime të reja. Në frontin e punës, një lajm premtues është rrugës. Nëse keni pasur probleme vitin e kaluar, tani është koha për t’i zgjidhur ato!
Ujori
Sot jeni pak nervoz dhe të lodhur, përpiquni të jeni të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje 48 orëve të ardhshme. Në frontin e biznesit, merreni me kujdes. Mbani mend shpenzimet tuaja: ju jeni shumë i shpërqendruar, duhet të rigjeni përqendrimin.
Peshqit
Venusi është kundër, por çiftet që kanë pasur probleme mund të gjejnë qetësi shpirtërore sot. Sa i përket punës, një propozim po vjen nga një mik. Sidoqoftë, duhet të rishikoni disa çështje themelore!