Home / Horoskopi / Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Dashi

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Nëse tregoheni të matur dhe nuk e teproni me asgjë sot, çdo gjë ka për t’iu ecur mirë. Jeta juaj në çift do jetë e bukur, e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Ndonjë mosmarrëveshje e vogël mund të lindë padiskutim, por do kalojnë brenda pak minutash. Ju beqarëve, edhe sikur t’iu ofrohen të gjitha mundësitë, nuk duhet të filloni angazhime serioze sot. Në punë duhet të diskutoni hapur me eprorët për disa ide që keni ose për disa kërkesa. Mos ndryshoni veten aspak. Në planin financiar, të gjitha yjet do bëhen bashkë sot dhe do ju mundësojnë një situatë më të mirë.

Demi

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe. Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni. Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot. Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen. Sipas Dritare.net, në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërëndrimt tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët. Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa. Paratë do jenë të pakta.

Binjakët

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por asgjë të rëndësishme. Ende nuk ka ardhur koha që ju të bëni ndryshimin e statusit. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në unë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.

Luani

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Sot do doni të jeni mbi të tjerët dhe do harroni edhe humanizmin në disa momente. Nëse keni një lidhje nuk do jeni aspak të sinqertë me partnerin dhe nuk do e trajtoni mirë atë. Në fakt ai edhe pse ju do pamasë mund të lëndohet dhe do iu kthejë kurrizin njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të stabilizohen. Do flirtoni shumë me disa persona, por në momentin që ata do ju afrohen ju do tregoheni indiferentë. Në punë, falë mbështetjes së Marsit do ndiheni disi më të sigurt për të ecur edhe me tej me detyrat që iu janë dhënë. Financat nuk do jetë e lehtë t’i ekuilibroni.

Peshorja

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Sot do bëni të pamundurën t’i mbani larg problemet nga vetja dhe për këtë mund të mos shoqëroheni as me disa miq. Nëse jeni në një lidhje do flisni me partnerin dhe do arrini të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur. Duke lëshuar nga pak pe të dyja palët gjithçka do normalizohet. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të luani me ndjenjat e askujt dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të sigurt. Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, ju do arrini ta menaxhioni si duhet situatën. Kolegët do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Për sa iu përket shpenzimeve sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.

Akrepi

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime. Kjo ditë nuk do jetë më e mira për këtë sektor. Nëse financat kanë qenë të mira kohët e fundit as sot nuk do keni probleme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Humori do ju ndryshojë gjithë kohës sot dhe herë pas here mund të gjendeni në situata të vështira. Ju që keni një lidhje do e ndryshoni shpesh sjelljen me atë që keni në krah dhe në disa momente mund ta acaroni tej mase atë. Po e tepruar ai edhe mund t’iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët duhet të dilni sa më shumë me miqtë sepse ashtu do mund të takoni edhe persona interesantë. Shefat do ju kërkojnë t’i përmbushni sa më parë detyrat që iu kanë dhënë dhe do ndiheni nën trysni. Mos i dramatizoni gjërat sepse pak nga pak gjithçka mund të arrihet. Me financat nuk do i keni punët aspak mirë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Nëse keni një lidhje do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini dot ta kënaqni as tjetrin e as veten. Gjërat nuk do shkojnë aspak si i kishit menduar. As ju beqarët nuk do jeni të aftë të realizoni takimet interesante dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta. Shpenzimet e tepruara mund t’iu sjellin edhe probleme te vogla financiare.

Ujori

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çmos që të riktheni harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhe do ju qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe do shmangni personat që duan t’iu nxitin të debatoni me partnerin. Dashuria për njëri-tjetrin do jetë shumë e fortë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur një surprizë shumë të këndshme në orët e mesditës dhe zemra do ju ngrihet peshë. Në punë do finalizoni një projekt shumë të madh i cili do ju ndryshoje edhe statusin. Ne planin financiar Saturni nuk do ju lejojë të gaboni.

Peshqit

Horoskopi i datës 10 dhjetor 2020

Mërkuri dhe Jupiteri do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju frymëzojnë më shumë për të marrë vendimet e duhura. Nëse keni një lidhje do e ndryshoni pikësynimin që keni pasur për të ardhmen dhe mund të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni kohë bashkë mund të mendoni edhe për një fëmijë. Për ju beqarët do jetë Plutoni ai që do ju nxitë më shumë dhe do ju bëjë më të logjikshëm me zgjedhjet që do bëni. Në punë do diskutoni me shefat dhe do filloni një detyrë të re. Tregohuni të duruar për të pasur arritjet më të mëdha. Financat do jene shumë më të kënaqshme. /dritare.net

Check Also

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi Sot do të jetë një ditë pozitive falë Hënës së favorshme. Ndiheni më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 19 =