Home / Horoskopi / Horoskopi, e premte 18 dhjetor 2020

Horoskopi, e premte 18 dhjetor 2020

Dashi
Me një sërë planetesh pozitivë në shenjë, pavarësisht nga “tekat” e Hënës, do të keni shumë stimuj në planin profesional. Tregoni më shumë kujdes me shpenzimet për të mos zhvleftësuar gjithçka.

Demi
Sa më shumë objektivi duket më i afërt aq më tepër shtohen vështirësitë për ta arritur, për shkak të pengesave që ju vihen nga ata që nuk ju kanë me sy të mirë. Humori juaj duket i alternuar.

Binjakët
Sigurisht që nuk është aspak e këndshme të jesh i detyruar të rifillosh diçka nga e para, por kur nuk ke alternativë tjetër nuk ke ç’të bësh. Duhet të jeni më bindës ndaj atyre që ju dëgjojnë.

Gaforrja
Pritet një ditë mjaft e mirë për ju, sepse do të jeni në egidën e Afërditës dhe ylli i dashurisë në planin sentimental do të sjellë stimujt e nevojshëm. Problemet nuk zgjidhen me nervozizëm.

Luani
Falë Afërditës, Marsit e deri diku edhe Mërkurit në shenjë, ripërtëritja juaj do të jetë e shpejtë dhe jeni gati për revansh. Por kujdes, sepse Hëna në shenjë mund të stimulojë euforinë.

Virgjëresha
Megjithëse gjithçka flet për ju sot në kuadrin qiellor, të paktën në fushën profesionale, duket se kjo nuk ju bën edhe aq përshtypje. Ndoshta ngaqë mendja juaj punon për diçka tjetër, që ka të bëjë me zemrën…

Peshorja
Jeni akoma në kohë të ndryshoni diçka në qëndrimin tuaj ndaj një problemi, para se të jetë shumë vonë. Pritet një ditë mjaft intensive në planin sentimental me një Hënë që ju bën magjepsës.

Akrepi
Suportet planetare janë të tilla që sot mund të ndërmerrni veprime të tilla, për të cilat, vetëm pak ditë më parë duhej të mateshit mirë. Një surprizë e këndshme në planin sentimental ju risjell humorin.

Shigjetari
Për shkak të kontrastit të Saturnit dhe Marsit, periudha që po kaloni është plot vështirësi dhe në një farë mënyre edhe e mundimshme. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita që ju lehtëson nga ana shpirtërore.

Bricjapi
Eshtë një moment disi delikat për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje dhe ju këshillohet që të mos ekspozoheni në pohime apo deklarata të pamenduara. Guximin tuaj shfaqeni në dashuri…

Ujori
Mund të ndjeheni vërtet të kapitur fizikisht, ndoshta edhe të stresuar disi nga moria e punëve që keni përpara, por sodisfaksionet do të jenë aq të shumta, sa do të harroni gjithçka shumë shpejt.

Peshqit
Përfitoni nga një ditë ku mbështetja e yjeve do të jetë totale për ju, për i hapur rrugën realizimit të një projekti aq shumë të pritur. Jeni disi hezitues, por kur e hidhni një hap jeni shumë të sigurtë.

Check Also

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi Sot do të jetë një ditë pozitive falë Hënës së favorshme. Ndiheni më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 3 =