Home / Horoskopi / Horoskopi, e mërkur 18 nëntor 2020

Horoskopi, e mërkur 18 nëntor 2020

Dashi
Ka të ngjarë që sektori i parave të jetë në qendër të vëmendjes tuaj. Me anë të një investimi të vogël do të arrini t’i jepni zgjidhje të përkohëshme anës tuaj financiare. Shëndeti i mirë.

Demi
Planetët ndodhen në një pozicion jo shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe gjendja juaj shpirtërore nuk është në atë nivel që duhet të jetë. Megjithatë, pritet një mbrëmje interesante me miqtë.

Binjakët
Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të durueshëm, nëse dëshironi që punët t’ju shkojnë ashtu si dëshironi. Hëna në shenjë mund të sjellë energji të reja, ndërkohë që erosi duket se rizgjohet.

Gaforrja
Edhe pse si Afërdita, ashtu edhe Marsi sot mund të rrisin pak nervozizmin tuaj, duke qenë nga ana tjetër nën egidën e Mërkurit do të vahdoni të keni një aktivitet shoqëror mjaft intensiv.

Luani
Duket se kundrejt ditëve të shkuara, situata yjore do të jetë më e mirë dhe yjet që ju mbështesin do të jenë disa. Në fushën profesionale do të jeni shumë efiçientë, por jo edhe aq në dashuri.

Virgëjersha
Në sajë të një Mërkuri superpozitiv në shenjë sot do të jeni në gjendje të zotëroni një situatë të vështirë në aspektin profesional. Hëna sjell ritme frenetike por edhe pasione të zjarrta në dashuri.

Peshorja
Kalimi i shpejtë i Marsit mund t’i japë një “marsh” më shumë edhe veprimeve tuaja, prandaj mundohuni t’i vini vetes fre. Edhe në planin sentimental duhet të ruani vetëkontrollin.

Akrepi
Me një Mërkur protagonist në shenjën tuaj është e kuptueshme që fusha në të cilën do të shkëlqeni është ajo e krijimtarisë dhe e artit. Afërdita ju rikthen qetësinë e brendshme të munguar.

Shigjetari
Parashikohet një periudhë kryesisht e qetë për shumë të lindur të kësaj shenje, të paktën për dy ose tre ditë, sapo t’ia mbërrijë në shenjë Urani i vrullshëm e “t’ju shkundë”. Keni nevojë të reflektoni.

Bricjapi
Duke pasur parasysh kuadrin yjor jo edhe aq të favorshëm do të ishte mirë që të mos kishit edhe aq nxitim për të konkluduar një traktativë apo për të dhënë një fjalë. Pasionet e zjarrta vijnë nga Hëna.

Ujori
Për shkak të orbitave jo shumë ‘të buta” të Mërkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, një farë shqetësimi i brendshëm nuk do t’ju lerë të punoni të qetë. Pak të tendosura raportet me partnerin.

Peshqit
Yjet sot do t’ju “mbikëqyrin” nga një pozicion shumë i favorshëm, prandaj dita pritet të jetë mjaft pozitive, në radhë të parë në fushën profesionale. Afërdita sot ju bën më joshës se kurrë.

Check Also

Horskopi, 29 nëntor 2020

Dashi Jupiteri do jetë ogur i mirë në jetën tuaj. Ai do iu bëjë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =