Home / Horoskopi / Horoskopi Ditor E Diel, 5 Korrik 2020

Horoskopi Ditor E Diel, 5 Korrik 2020

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Në jetën sentimentale xhelozia dhe debatet e forta mund t’ju prishin punë këtë të Diele. Beqarët bëjnë mirë t’i marrin gjërat shtruar ne mënyrë që të mos kenë probleme në të ardhmen. Financat duhet t’i keni kujdes ne çdo moment sepse shpenzimet e tepërta mund të sjellin tronditje.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Këtë të Diele ndikimi i Jupiterit mund t’ju lumturojë së tepërmi në jetën tuaj sentimentale. Do kaloni çaste te mrekullueshme. Beqarët do jenë më shumë fat se kurrë ne dashuri dhe gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Financat do jenë shumë delikate. Shmangni çdo lloj shpenzimi të tepërt sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Konfigurimi i yjeve do jetë harmonik gjatë kësaj ditë dhe gjërat do ecin më mirë se më parë. Do ndiheni krenarë për partnerin dhe do e dashuroni me më shumë pasion atë. Beqarët duhet të tregohen me vigjilentë dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe vetëm për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Do ta lini shumë pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe ka rrezik qe ai të mërzitet tej mase. Ndryshoni sa me shpejt rutinën nëse nuk doni qe ai te bjerë ne krahët e dikujt tjetër. Beqarët nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin dhe do vazhdojnë jetën si gjithmonë. Financat nuk do varen vetëm nga ju. Gjithsesi bëni aq sa keni mundësi për të ruajtur qëndrueshmërinë.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Rutina do ju krijojë shumë probleme gjatë kësaj dite juve qe keni në një lidhje. Duhet patjetër te flisni me partnerin dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja. Beqarët do kenë mundësi pa fund për takime dhe ka mundësi ta ndryshojnë njëherë e mirë statusin. Financat do jenë disi më të mira se kohët e fundit megjithatë serish duhet pasur kujdes.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Ditë shumë impulsive kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin dhe do ndiheni keq. Beqarët do ndihen më shumë se kurrë gati për ta filluar një lidhje serioze. Mundësitë do jenë të mrekullueshme. Financat do kenë përmirësime të vogla falë ndihmës që do iu japin disa familjarë. Falënderojini dhe mendoni qe t’ua shpërbleni një dite.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Do ndiheni gati te filloni një lidhje serioze gjatë kësaj dite juve që jeni në një lidhje dhe shumë gjëra kanë për të ndryshuar. Beqarët më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Gjithçka do marrë një tjetër pamje dhe një tjetër kuptim. Në planin financiar duhet ta hidhni çdo hap të mirëmenduar. Sot do jeni të detyruar të kryeni disa shpenzime të konsiderueshme, por të nevojshme.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Emocionet që do përjetoni sot në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme. Në krahët e partnerit tuaj do ndiheni si në parajsë. Beqarët që në orët e para të mëngjesit do kenë takime mbresëlënëse. E gjithë dita do ju ecë mbarë. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë gjithë përpjekjeve që keni berë së fundmi. Do ndiheni krenarë dhe do kryeni ndonjë shpenzim më tepër.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nga njëra anë Jupiteri do e mbrojë jetën tuaj sentimentale, e nga ana tjetër Marsi do ju bejë kokëfortë dhe aspak tolerant. Do jeni të dyzuar dhe situata nuk do jetë aspak e qetë. Beqarët duhet të mendojnë për të nesërmen dhe jo te përfitojnë nga çdo mundësi për aventurë. Gjendja financiare do jetë mjaftë delikate. Nuk do kryeni dot as disa shpenzime të domosdoshme.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Marrëdhënia në çift do jetë me harmonike dhe më e bukur se kurrë sot. Do qëndroni më shumë kohë së bashku dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqarët nuk do kenë as kohën dhe as durimin e duhur për të dalë nëpër takime. Financat do favorizohen gjithë kohës nga Plutoni. Gjendja do vazhdojë të mbetët e mirë dhe aspak shqetësuese.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Nëse jeni në një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjatë, nuk do prekeni aspak nga ndikimi negativ i Hënës. Nëse nga ana tjetër marrëdhënia juaj në çift ka kohë që është delikate, sot situata do bëhet edhe më problematike. Beqarët do kenë te tjera synime në jetë dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Në planin financiar shtrëngojeni pak rripin e shpenzimeve.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Ka rrezik qe situata në çift të jetë katastrofike gjatë kësaj dite. Do debatoni për çdo gjë me partnerin tuaj sepse nuk do bini dakord për disa pika. Beqarët ka gjasë të hedhin hapat e parë drejtë një lidhjeje të qetë dhe afatgjate. Financat do jenë shumë të turbullta. Nuk është ende koha për te kryer çmenduri. Ruajeni vetën që të mos bini në humnerë.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − twelve =