Home / Horoskopi / Horoskopi ditor 4 mars 2020

Horoskopi ditor 4 mars 2020

Dashi

Mundohuni që të shmangni konfliktet në dashuri si dhe ti shtyni sa më shumë diskutimet dhe sqarimet. Lërini gjërat që të rrjedhin normalisht. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, por kohët e fundit ju kanë dalë disa probleme të vogla, mirë është të mundoheni t’iu gjeni zgjidhje të shpejtë dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Nuk ja vlen të merreni gjatë me gjëra elementare. Beqarët do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë emocion të madh. Financat do kenë disa tronditje të vogla. Një kujdes më madhor duhet edhe në punë, ndaj bëni mirë që të shmangni kundërshtitë.

Demi

Ju pret një ditë mjaft pozitive ku gjatë saj do të keni mundësi që të zbuloni dashurinë aty ku nuk e prisni. Takimet gjatë kësaj periudhe do të rezultojnë të duhurat. Dëgjojeni gjatë gjithë kohës sot atë që keni në krah dhe mos bëni të kundërtën e saj që ju thotë nëse nuk doni që të lindin vështirësi e probleme. Beqarët ka mundësi të ngelen edhe sot vetëm. Mundësitë për takime thuajse do mungojnë fare. Në planin financiar tregohuni realistë dhe te kujdesshëm nëse nuk doni të keni probleme serioze. Edhe në punë do të ketë mundësi shuë të mira, ndaj këmbëngulni pasi intuita nuk do ju zhgënjejë.

Binjakët

E mërkura do të jetë e luhatur në dashuri, ku mund të ketë vështirësi apo distanca të cilat duhen kapërcyer. Kjo gjë mund të vijë për shkak të problemeve lidhur me të kaluarën. Do afroheni edhe më shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe do diskutoni gjerë e gjatë për çdo lloj teme që do iu vijë në mendje. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një etape te re shumë më të bukur se më parë. Buxheti do jetë i mirë për pjesën më të madhe. Nuk do keni për çfarë të qaheni. Në punë, do të lëvizë diçka.

Gaforrja

Më në fund Hëna do të jetë në anën tuaj dhe do ju sjellë lajme të mira dhe emocione pozitive. Do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht. Tregohuni të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe mos i mbani asnjë të fshehtë. Kjo do e shtojë besimin e tij tek ju dhe do ua rrisë pikët. Beqarët do kërkojnë të qëndrojnë sërish vetëm dhe as që do iu shkojë nëpër mend të joshin dikë. Financat ka rrezik të ndërlikohen disi. Mbajini këmbët mbi tokë, sepse shumë shpejt mund të pendoheni nga veprimet e kryera. Në punë, nuk duhet të rrezikoni nga situata të çuditshme.

Luani

Ky është një moment në të cilin duhen verifikime sa i takon ndjenjave dhe nëse keni pasur probleme ka ardhur momenti për t’i zgjidhur. Pas një periudhe goxha delikate, sot ju që jeni në një lidhje do ndiheni disi më të qetë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre. Beqarët duhet të tregohen realistë sepse po ëndërruan shumë mund të përballen me zhgënjime. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur. Në punë ka disa marrëveshje të cilat duken më të vështira nga sa mund të mendohet.

Virgjëresha

Ndjenjat janë mjaft të favorizuara dhe duke i vënë në plan të parë, mundohuni që të mos përfshiheni nga emocionet negative të së kaluarës. Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate kësaj dite. Nga ana tjetër do gjeni edhe mënyrën e duhur për t’i shprehur ato dhe do e bëni partnerin te lumtur. Beqaret do fillojnë histori dashurie afatgjata dhe mjaft te këndshme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te hidheni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe në fund do arrini rezultatet që i keni vendosur vetes.

Peshorja

Mund të ketë ndonjë debat më shumë në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm me ndjenjat dhe të shmangni kundërshtitë e kota. Do keni disa përplasje me partnerin tuaj gjate kësaj dite megjithatë nuk do alarmoheni nga kjo. Pas mesditës klima do filloje dalëngadalë te ngrohet. Beqaret me ne fund do ja arrijnë qëllimit dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha, prandaj do ju duhet patjetër te hiqni dore nga disa shpenzime. Në punë, me shumë mundësi duhet të nisni të mendoni për një ndryshim.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të ndikimit tranzit të Hënës, por bëni kujdes me debatet, pasi Venusi do të jetë kundër, ndaj duhen marrë masa. Dite e shkëlqyer për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa here para se te veproni. Beqaret duhet ta harrojnë te shkuarën dhe te mendojnë vetëm për ato qe do vijnë ne te ardhmen. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime te pamenduara sepse do i vuani me vone pasojat. Në punë do të ketë një mundësi e cila duhet kapur fluturimthi.

Shigjetari

Keni nevojë për emocione të veçanta, pasi nuk doni më që të jetoni të njëjtat gjëra. Do të ndiheni të mërzitur, ku shumë gjëra do ju duket se nuk ecin. Duhet te keni durim dhe shume dëshirë për te rregulluar te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën ne çift. Nëse ndjenjat janë ende te fora do i keni me te thjeshta gjerat. Jeta sentimentale e beqareve do jete mjaft e favorizuar. Mund te krijoni një lidhje afatgjate dhe qe do iu sjelle mjaft kënaqësi. Edhe pse do keni shume dëshirë për shpenzime ju do i bëni balle dhe do kurseni paksa. Në punë dhe në sferën financiare do të ketë rikuperim të ndjeshëm, por për të zgjidhur problemet duhet pak kohë.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të gjeni një ekuilibër në dashuri, por mundohuni që të bëni kujdes, pasi Hëna do të jetë kundër. Gjate kësaj dite te bekuar nga yjet gjithçka do shkoje me se miri. Do merrni iniciativa, do komunikoni me ngrohet dhe do e shfrytëzoni deri ne maksimum çdo moment qe do jeni pranë partnerit. Beqaret jo vetëm qe do kenë dashuri me shikim te pare dhe pasion, por pasioni do jete afatgjate. Ekuilibri buxhetor do te tronditet pak, kështu qe duhet te jeni shume te kujdesshëm. Në punë mund të merrni një propozim interesant.

Ujori

Ju pret një ditë konfuze, ku gjatë saj duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat. Ata qe janë ne një lidhje duhet te tregohen te drejtpërdrejtë me personat qe kane ne krah sepse përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet. Beqaret ka rrezik te dashurohen me personin e gabuar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar sado qe te mundoheni ta përmirësoni situatën gjendja do mbetet e njëjtë.  Në punë do të keni shumë gjëra për të bërë, por kryesorja duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike.

Peshqit

Ka ende ndonjë shqetësim të vogël i cili duhet kaluar, por përgjithësisht e mërkura do të sjellë përmirësim. Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te duruar dhe here pas here do hapni rruge ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te hedhin hapa te gabuara. Ne planin financiar do ndiheni me te qete. Me shume kujdes dhe maturi do i zgjidhni problemet qe keni pasur. Në punë, do të bëni projekte të cilat premtojnë përmirësime të menjëhershme.

Check Also

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 13 maj 2020

Dashi Do jeni të mbushur plot me ide dhe sugjerime ditën e sotme. Do ju …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =