Home / Horoskopi / Horoskopi, 4 mars 2021

Horoskopi, 4 mars 2021

Dashi-Sot do jetë një ditë ku gjërat do t’i merrni shumë seriozisht dhe shumë shpirtërisht. Ndikimi i të tjerëve do jetë disi kundërshtues, por ju nuk duhet të ndaleni aty pasi keni shumë më tepër besim në veten tuaj dhe keni shumë më tepër të drejt. Përpiquni që të hapeni dhe të mbështeteni tek një person që ju do.

Demi-Gjendja e parave nuk do të jetë aq e sigurt sa çdo të donit, por ajo çfarë ndodh gjatë 48 orëve të ardhshme do t’i qartësojë gjërat. Bëni qejf, por “shtrijini këmbët sa keni jorganin”.

Binjakët-Sot do të zgjoheni me humor të mirë. Lajme të mira do të merrni nëpërmjet email-it ose telefonit. Ndryshimet në këtë periudhë nuk do t’ju bëjnë gjë tjetër veçse mirë.

Gaforrja-Dita e sotme, edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës agresive në shenjë. Në mbrëmje, ndoshta ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani-Nuk mund ta varni më veten në mënyrën se si mendonit më parë duke pasur parasysh situatat që janë krijuar së fundmi. Duhet që të jeni më i/e përfshirë në lidhje. Për këtë duhet që t’i hidhni një vështrim të fortë disa prej ideve që keni. Nuk bëhet fjalë për mërzitje nga ana juaj apo për çështje të ndjeshme, por në disa momente keni tendencën që t’i merrni gjërat më seriozisht se duhet.

Virgjëresha-Një bashkim i Diellit me Neptunin në shenjën tuaj këtë fundjavë do t’ju inkurajojë që të jeni më tolerantë ndaj gabimeve të të tjerëve. Por mos ndaloni aty. Mundohuni të toleroni edhe gabimet tuaja.

Peshorja-Nuk është e thjeshtë që të rimerrni rrugëtimin normal të jetës suaj, pas “lajthitjes” së pak ditëve më parë. Ironia mund të jetë e duhura për t’i riparë gjërat.

Akrepi-Venusi do të ketë ndikim shumë pozitiv tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojë marrëdhënien me partnerin. Do ndiheni më të qetë për të folur hapur. Ekuilibri financiar do të ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe vetëm me ndihmën e të afërmve do t’ia dilni mbanë.

Shigjetari-Gjatë kësaj dite do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin. Do ndiheni më të qetë dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Një takim impresionues do ndodhë për ata që janë vetëm. Nëse e shfrytëzoni këtë mundësi, jeta mund t’ju ndryshojë shpejt. Financat do jenë më të qëndrueshme, kështu që mund të bëni shpenzimet e menduara.

Bricjapi-Ju do të keni shansin për të bërë një ndryshim këtë javë dhe nuk do ta lini mundësinë të ikë nga duart. Jeni nga ata persona që jo vetëm shihni se çfarë ka për të bërë, por punon për ta arritur atë gjë.

Ujori-Personat që janë beqarë do të marrin një deklaratë dashurie. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e ditës. Ndërkohë të gjithë duhet të shtoni më shumë dozat e vetëvlerësimit.

Peshqit-Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet të rivendoset sërish. Buxheti do të jetë delikat. Nëse vazhdoni të shpenzoni pa menduar, situata do të jetë e keqe. /tvklan.al

Check Also

Pesë pacientë nuk ia dalin dot me Covid-19, sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2584 testime, 465 të shëruar, 138 raste të reja dhe 5 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + fourteen =