Home / Horoskopi / Horoskopi, 19 nëntor 2020

Horoskopi, 19 nëntor 2020

Dashi
Nuk do të jetë edhe aq e lehtë të merreni njëkohësisht me problemet tuaja private apo familjare, impenjimet profesionale, për shkak të pozicionit kundërshtues mes Marsit dhe Jupiterit.

Demi
Sot do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Hëna në shenjën tuaj ushqen fantazinë dhe intuitën tuaj në nivele të shkëlqyera, duke ju lejuar kështu impenjime të reja në punë.

Binjakët
Mërkuri nënvizon thelbin pozitiv gjatë gjithë kësaj periudhe, që mund të përcaktojë kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa hezitimin më të vogël dhe kjo nuk vlen vetëm për punën.

Gaforrja
Do të merrni shumë propozime, të cilat mund t’ju vijnë nga të gjitha anët, por nuk duhet të nxitoheni. Marsi dhe Mërkuri e largojnë disi perspektivën e realizimit dhe konkretizimit të tyre.

Luani
Raportet me të tjerët kërkojnë të tregoheni shumë të matur dhe të operoni me shumë takt në takime të ndryshme. Krahas kësaj duhet të mos lini pas dore edhe aspektin ekonomik të jetës.

Virgjëresha
Është dashuria dhe pasioni që ngjyrosin me rozë ditën tuaj dhe është pikërisht Saturni që ju ndihmon të kapërceni me lehtësi pengesat e vogla që mund t’ju dalin nga ana profesionale.

Peshorja
Situata falë yjeve do të bëhet më e ëmbël duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por duhet të keni pak kujdes në anën profesionale që është zbehur disi për shkak të një qetësie relative.

Akrepi
Dita e sotme do të jetë e shkëlqyer që në mëngjes, do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore duke kapërcyer lehtësisht të gjitha vështirësitë që ju dalin.

Shigjetari
Nuk është aspak momenti i duhur për të bërë zgjedhje sepse një mendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë dhe një hap i pavlerësuar mirë mund t’ju çojë vetëm mbrapa.

Bricjapi
Strategjitë e përdorura deri tani kanë funksionuar dhe janë të vlefshme edhe në situatat delikate në jetën e çiftit. Mundohuni të tregoheni më tolerantë me partnerin pa iu imponuar në dëshira.

Ujori
Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni. Energjia në dashuri ju vjen nga Hëna aktive.

Peshqit
Edhe për të lindurit e kësaj shenje, duker se është Hëna ylli mbështetës në shumë aspekte. Ju duhet më shumë maturi në gjykimet dhe mendimet që duhet të jepni për një projekt të rëndësishëm.

Check Also

Njohje të reja në horizont/ Horoskopi i dashurisë për secilën shenjë

Dashi: Kontaktet tuaja me njerëz nga destinacione të ndryshme do të jenë arsyeja për ide …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + nine =