Home / Horoskopi / Horoskopi, 17 korrik 2020

Horoskopi, 17 korrik 2020

Dashi
Parashikohet një ditë përgjithësisht e mirë për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë. Dikush tregon interesim të madh për ju e kjo mund të sjellë një ndryshim të madh.

Demi
Janë një mori planetësh që sot kontrastojnë njëri-tjetrin e kjo bën që në aspektin sentimental të ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm mbrëmja mund t’ju sjellë pak gjallëri e relax.

Merkuri
Sot duket se një erë e mbarë ju orienton në drejtimin e duhur dhe jeni të privilegjuarit e yjeve. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale dhe jo vetëm kaq.

Gaforrja
Është Marsi shumë “agresiv” ai që mund të bëjë që sot të jeni te tensionuar e të gatshëm për t’u kapur me të parin që mund t’ju thotë diçka që nuk ju pëlqen. Erosi në rënie.

Luani
Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni të pavendosur është se në morinë e alternativave nuk dini se cilën të zgjidhni. Erosi në rritje.

Virgjëresha
Gjërat duket se janë shumë të qarta, por ngaqë jeni shumë konfuzë e të pavendosur saqë nuk jeni në gjendje të bëni dallim. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin tuaj?

Peshorja
Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, ndikimi i yjeve do të jetë i dobët të mbështeteni më shumë në aftësitë dhe mundësitë tuaja se te qielli. Sidoqoftë, dita do të jetë e mirë.

Akrepi
Është Marsi shumë aktiv që sot ju sjell stimuj të rinj e që bën edhe ju të shkundeni nga një farë plogështie që ju ka pllakosur. Megjithatë, ju këshillohet të tregoheni sa më racionalë.

Shigjetari
Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që do të keni mbështetjen e një Mërkuri pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik ashtu edhe në atë sentimental.

Bricjapi
Pas një periudhe me shumë pak mundësi për të ndërmarrë një iniciativë duke se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar. Në planin sentimental jeni të favorizuar.

Ujori
Të kesh mbështetjen e një numri yjesh pozitivë si Marsi, Afërdita e Hëna do thotë të jesh me fat. Në mënyrë të veçantë planeti i zjarrtë ju sjell energji, ndërsa Afërdita ju stimulon erosin.

Peshqit

Tani që keni Mërkurin plotësisht në anën tuaj, është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal. Erosi në rritje

 

Check Also

“Gjykata Speciale do të arrestojë persona edhe në Shqipëri”

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, thotë se arrestimet e sotme të kryetarit dhe nënkryetarit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + twelve =