Home / Kryesore / Homazh për princin e polifonisë Lefter Çipa

Homazh për princin e polifonisë Lefter Çipa

Ikja një ditë më parë e poetit të pashterur Lefter Çipa, përveç dhimbjes gjithëqytetare ka frymëzuar dhe vargje homazh të poetëve të gjeneratave më të reja. Njeri prej tyre, Ismail Xhaferri, e ka shprehur dhimbjen për ikjen e poetit mbarëkombëtarist Lefter Çipa me vargjet e mëposhtëme:

HOMAZH PËR PRINCIN E POLIFONISË

Iku Lefter Çipa iku,

fryme e tij sot eshte sosur,

sot kudo polifonia,

e ka shpirtin te plagosur…

Shkoi princi madh I kenges,

siç shkojne yjet ne te gdhire,

“Kenget e Atdheut tim”,

si dallge e Jonit kane ngrire.

Permbi tavoline te punes,

pena per gjithmone ka heshtur,

” Bejke e bardhe e bore e malit”,

sot me te zeza eshte veshur

Shpirti qe buronte kenge,

Si kandil me drite u fik,

isua e polifonise,

grindet e vajton ne gryke.

Lefter Çipa penearti,

sot per ne parajse u nis,

shkoi Lefteri mbeti kenga,

Permbi buze te Laberise…

Iku Lefter Cipa iku,

fryme e tij sot eshte sosur,

sot e gjithe polifonia,

e ka shpirtin te plagosur.

/Arberianews.net

Check Also

Tritoli ndaj Gjon Menës, Jamaku tregon porositësin e atentatit në Kamëz

Është zbardhur dëshmia e Enver Jamakut,  personit që akuzohet se vendosi tritolin në makinën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + fourteen =