Home / Opinion / Homazh i një kolegu për kolegun

Homazh i një kolegu për kolegun

Nga Izet DURAKU-

Pesë vjet më parë ndërroi jetë Arshin Xhezo, miku im dhe i shumë gazetareve… Jetoi deri ne fund me perpjekjen për të mbetur i ndershëm si kristali. Një ndershmëri e pastërti proverbiale. Mungesat e kohës i vuante së brendshmi duke gërryer si acid vetveten.
Si gazetar e eseist po na le një trashëgimi të pasur të analizave brilante filozofike me synimin për të përmbledhur sintetikisht të gjitha kohët, për t’i çelur udhë progresit njerëzor e kombëtar.
Ishte një mik i madh i Njeriut.
Në këto vite traumatike zgjodhi të jetojë i mënjanuar duke vuajtur në heshtje harresën dhe mosmirënjohjen e mosmirënjohësve, duke ndjerë rrezikun e moskuptimit, të keqkuptimit e të mosvlerësimit të kohës në çastin e duhur, duke qenë pjesë e saj dhe duke pohuar e çmuar njëkohësisht kontrastet shoqëruese për të mbrojtur arsyet e ekzistencës sonë.
Unë do të jem gjithnje i nderuar që pata fatin të ndjej miqësinë e mirësinë e tij, që shpresoj të vleresohet si duhet prej të gjithë miqve. Mirupafshim Arshin!

Check Also

Trillet e diktatorëve

Nga Balil GJINI – Stalini mblodhi byronë politike dhe u tregoi: dje vesha çizmet, mora …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 − one =