Home / Aktualitet / Holandë/Një shqiptare mes 11 më të mirëve në fushën e Inteligjencën Artificiale

Holandë/Një shqiptare mes 11 më të mirëve në fushën e Inteligjencën Artificiale

Sindi Shkodrani është vajza shqiptare që është përzgjedhur mes 11 më të mirëve në fushën e inteligjencës artificiale që duhet ndjekur në vitin 2021.

Sindi aktualisht është “truri” i zhvillimit të teknologjisë në kompaninë holandeze “TomTom” në Amsterdam si inxhiniere e mësimit të makinerisë/vizionit kompjuterik- Autonomus Driving R&D.

Ajo ka përfunduar studimet master shkencor në Inteligjencën Artificiale nga universiteti i Amsterdamit në vitin 2017. Për më tepër, e reja shqiptare është anëtare e Grave në fushën e Inteligjencës Artificiale në Holandë që prej fundit të vitit 2018.

Dy universitetet kryesore të Amsterdamit kryejnë tashmë një program të përbashkët master për Inteligjencën Artificiale. Përveç kësaj Shkolla e Amsterdamit e të Dhënave Shkencore e cila është një bashkëpunim mes katër universiteteve kërkimore dhe shkencës së aplikuar, ofron mbi 250 programe të orientuara në të dhënat shkencore.

Inteligjenca artificiale është e vendosur të përcaktojë teknologjinë e të ardhmes siç janë veturat që drejtohen vetë apo dhe robotët e kujdesit shëndetësor.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + fourteen =